Kandidati socialist për Bashkinë e Tepelenës dhe njëherazi edhe kryebashkiak për këtë qytet, Tërmet Peçi ka qenë pretagonisti i ditës së sotme, gjatë vizitës së Ramës në Përmet, kur përmes ‘dredhive’ të tij spektakolare ka arritur të fus kryeministrin në ‘Qytetin e luleve’, pa shumë zhurmë.
Ka qenë gazetarja e Ervina Shehaj, e cila për Fax News ka ndjekur live, hap pas hapi zhvillimet e sotme në Përmet dhe më pas në Gjirokastër , që nga pritjet e ‘bujshme’ “Edi Rama o hero, Tepelena ty të do” të militantëve të PS-së referuar kryeministrit, e deri tek përplasjet e militantëve të PD-së dhe Dasho Alikos dhe me drejtorin e DRVP Gjirokastër.
Në fund të raportimeve dhe pas një dite të trazuar pune, fatmirësisht pa incidente të rënda, në një bisedë me kryebashkiakun Tërmet Peçi, ky i fundit i drejtohet gazetares duke u shprehur: “Po nuk mu ndave, mo shpirt i vëllait. Më ndoqe këmba këmbës gjithandej”, ku ndërsa vlerëson mundin e gazetares dhe përpjekjet e saj në kërkim të lajmit të fundit, e fton atë për një kafe.
Referuar takimit me kryebashkiakun Peçi dhe pas bisedës me të, gazetarja Shehaj ka reaguar edhe në rrjetet sociale, ku përmes një postimi në Facebook të shoqëruar edhe nga një foto, shkruan: “Kur Tërmet Peçi kthjellohet, kafen kur do e pimë?”.