Detaje të reja dalin nga pakoja e dyshimtë e cila u gjend e lënë në anë të rrugës në lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër.
Pakoja u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Xhenios dhe RENEA dhe brenda rezultoi se kishte lëndë plasëse.
Burimet e “Fax News” bëjnë me dije se lënda plasëse ishte vendosur poshtë mjetit të Drejtores së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Suida Kuka. Pakoja u gjet rreth orës 16:00 në anë të rrugë. Policia vendosi menjëherë shiritin e sigurisë ndërsa nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Po kush është Suida Kuka?
Kuka aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, post të cilin e mori në maj të këtij viti. Ndërsa më herët Suida Kuka per me shume se 1 vit ishte drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Në vijim të informacionit paraprak për një pako të dyshimtë që u konstatua në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në afërsi të një mjeti “Range Rover”, në pronësi të shtetases S. K., banuese në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, ju informojmë se:
Në vendin ku u konstatua pakoja e mbyllur erdhi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të pakos, brenda së cilës rezultoi se kishte lëndë eksplozive.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”
Alarmoi Shkodrën, shpërthehet pakoja e dyshimtë, ja çfarë kishte brenda…