Është përfshirë nga zjarri kafazi i shkallëve në një pallat në Gjirokastër. Raportohet se zjarri fillimisht ka rënë në kabinën elektrike të pallatit.
Banorët e pallatit të frikësuar kanë dalë të gjithë në tarracë, ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.
Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë sipas specialistëve situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik.