Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Ilir Meta takon Nobelisten e Paqes: Zonjë e jashtëzakonshme, shembull frymëzimi për demokraci

Presidenti Ilir Meta është takuar në Japoni me Aung San Suu Kyi, fituese e çmimit “Nobel” për paqen ndërsa shprehet se kjo e fundit është shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën

“Ishte kënaqësi të takoja sot Nobelisten e Paqes të mirënjohur, Aung San Suu Kyi, zonjë e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën!”, shkruan Meta përkrah fotos.

Presidenti mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të Japonisë, Nahurito. Kreu i Shtetit ishte në mesin e 100 personaliteteve nga e gjithë bota  në pallatin perandorak në Tokio.

Sot Naruhito, 59 vjeç, njoftoi ndryshimin e statusit të tij në botë, në një seri ritualesh të hollësishme të njohura si “Sokui no Rei” në Pallatin Perandorak në Tokio.

Ceremonia u mbajt rreth orës   13.00-13.30 (me oren lokale te Japonise) rreth orës 06:00 me orën tonë. Mes personaliteteve të ftuar në ceremoni ishte edhe Princi Charls.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *