Babai i këngëtares Nicki Minaj është vrarë nga një shofer i cili pasi e goditi u largua nga vendi i ngjarjes.
Në një deklaratë policia thotë se Robert Maraj ishte duke ecur përgjatë një rruge në Long Island të premten mbrëma kur u godit nga makina.
Pas aksidentit shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, 64-vjeçari u dërgua në spital ku kumbi jetën të nesërmen. Zyrtarët nga Departamenti i Policisë së Qarkut Nassau thonë se “hetimi po vazhdon”.
Reperja e njohur nuk ka thënë asgjë publikisht akoma.Një zëdhënës i policisë konfirmoi për AFP se 64-vjeçari ishte babai i saj.
(S.D/Faxweb.al)