Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, familja dhe të afërm të tij kanë nisur pushimet në bregdetin shqiptar, ndërsa fillimisht janë ndalur në qytetin e bukur të Vlorës.
Mbrëmjen e djeshme për Haradinajn dhe mysafirët nga Kosova ka shtruar një darkë ish-deputeti i LSI-së Flamur Çelaj, duke u uruar atyre festën e Kurban Bajramit.
Ajo që bie në sy është fakti se megjithëse situata e pandemisë është kritike, nuk është marrë asnjë masë mbrojtëse, të paktën distancimi mes të pranishmëve, por me siguri ata janë të shëndetshëm, edhe në këto ditë pushimesh kërkojnë që ta heqin sadopak mendjen nga situata e pandemisë.
Postimi i Çelës: I nderuar të kem Ramushin dhe familjen e tij të mrekullueshme në tryezën e festës së Kurban Bajramit. Gëzuar dhe Mbarësi për gjithë Shqiptarët! Allahu Ju Bekoftë.