Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Gaz Paja parkon makinën tek sheshi i Teatrit, mbishkrimi që i vendosin te xhami nuk duhet humbur

Protesta e artistëve që janë në mbrojtje të Teatrit vijon prej më shumë se një viti, dhe njihet si më afatgjata dhe rezistentja në Shqipëri.

Artistët kundërshtojnë prishjen e godinës së vjetër të Teatrit dhe ndërtimin e një godine të re pasi sipas tyre, kryeqyteti po humbet pak nga pak identitetin e tij për shkak të shembjes së godinave të vjetra që përmbajnë histori, dhe zëvendësimit të tyre me kulla shumë-katëshe.

Çështja e Teatrit ka hapur një debat të fortë politik dhe jo vetëm prej më shumë se një viti, ndërkohë që artistët vijojnë të protestojnë çdo ditë në forma të ndryshme për të penguar shembjen e godinës aktuale, duke kërkuar ndërkohë që të bëhet rastaurimi i plotë i saj.

Ajo çfarë ka bërë përshtypje ditën e sotme është një gjest të cilin artistët që protestojnë çdo natë në sheshin përpara Tatrit, kanë bërë ndaj aktorit Gaz Paja.

Aktori i njohur i humorit ka parkuar makinën e tij, që duhet pranuar se është goxha e “pashme”, në sheshin pranë Teatrit Kombëtar, por artistët i kanë vendosur një fletë në xhamin e saj ku shkruhet: “Këtu protestohet nuk parkohet”. Ata i kanë bërë edhe një foto makinës të cilën e kanë postuar në rrjetet sociale përkah së cilës shkruajnë:

“Gaz Paja na kishte bërë një provokim sot duke parkuar makinën e tij, aspak modeste, në Sheshin e Teatrit. Ne i lamë një shënim te xhami”. 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *