Fitorja e Kombëtares Shqiptare të Futbollit ka dhuruar dje emocione për të gjithë tifozët, veçanërisht për ata që e panë ndeshjen nga stadiumi.
Një prej më entuziastëve ka qenë padyshim dhe presidenti Ilir Meta, i cili shihet duke festuar në mënyrë të ‘’çmendur” pas shënimit të golit të epërsisë nga ana e kuqezinjve.
Meta ka ndarë një foto teksa shihet duke brohoritur dhe ngritur duart lart, ndërsa në krahun e tij qendron dhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.
Ndeshja e djeshme do ti shërbejë padyshim moralit të djemve kuqezi, pavarësisht se kualifikimi për në Euro 2020 duket ende një mision i vështirë.
(E.K/Faxweb.al)