Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

FOTO/ “Fajin do ta kenë qytetarët dhe punëtorët po thyen rregullat dhe jo pronarët”, zbardhet protokolli i sigurisë në urbane

Ditën e hënë më datë 6 korrik do të rinis transporti publik në kryeqytet. Mësohet se Bashkia e Tiranës ka dakordësuar ditën e sotme protokollin e sigurisë që do të ndiqet nga qytetarët dhe shoqata e transportit publik.

Tre nga komponentët bazë të këtij protokolli sigurie kanë të bëjnë me mbajtjen e detyrueshme të maskave brenda në mjet, distancën fizike mes pasagjerëve, si dhe mbajtjen e maskës në stacionin e pritjes së urbaneve. Gjithashtu në protokoll thuhet se mjetet e transportit publik duhet të dezinfektohen në mënyrë periodike por duke e lënë të paqartë kohën specifike sesa shpesh do të duhet të dezinfektohen mjetet anga ana e kompanisë. Pajisja e autobusëve me dezifektant si dhe ajrimi i shpeshtë i tyre janë dy pika të tjera të rëndësishme të protokollit të sigurisë.

Ajo çka shkakton ambiguiditet në protokallin zyrtar të sigurisë  është fakti se thyerja e tij është përgjegjësi personale e punonjësit ose pasagjerit që e thyen dhe jo e kompanisë së transportit. Mbajtja e maskës ndoshta është përgjegjësi personale por dezinfektimi “periodik” i mjetit është drejtpërdrejt përgjegjësi e kompanisë dhe jo e shoferit ose e faturinos. Ndaj ky protokoll duhet të ishte më i plotë dhe  të përfshinte gjithashtu përgjegjësinë që bie mbi kompanitë e transportit publik nëse nuk kujdesen për higjenën e automjeteve dhe jo të merren vetëm me qytetarët dhe punëtorët.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *