Prezenca e kryebashkiat të Tiranës Erion veliaj ka shkaktuar debate të forta në Komisionin e Media ku situate ka degjeneruar në përplasje edhe fizike pas fyerjeve.
Situata është ndezur pasi kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka pranuar të dalë jashtë salle duke mos iu bindur urdhrit të kryetares Vokshi e cila gjithashtu i ka bërë thirrje dhe gardës që të reagojë por nuk i është përgjigjur thirrjes së saj për të nxjerrë me forcë Veliaj.
Ndërkohë që Vokshi bënte thirrje për nxjerrjen e tij jashtë, Velaij ndërhyri duke e thirrur “o Zogu”. Në këtë moment ndërhyri Flamur Noka duke I thirrur Veliajt “Zogu i Tiranës”, ndërsa më pas u ngrit për ta larguar me forcë, por më pas ndërhynë dhe deputetët e tjerë socialist dhe demokratë për të shmangur përplsjen fizike
Vokshi: O grupi pa dalë kryetari bashkisë nuk ka mbledhje. Erdhën kamerat do fillosh me reklamat tani. Gramoz Ruçi të ndërhyjë urgjentisht.
Veliaj: O zogu
Vokshi: Garda nxirreni urgjent
Veliaj: Do fitoj dhe betejën e Teatrit
Ndërhyn Noka: O zogu i Tiranës, o zogu…
Ngrihet dhe shkon të nxjerrë Veliajn.
(B.H/Faxweb)