Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

FOTO/ “E etur për pëlqime në rrjete sociale”, këshilltarja e ministres së Arsimit me doktoraturë të kopjuar

Taulant Muka ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një pjesë të doktoraturës të këshilltares së Ministres së Arsimit.

Muka thotë se Ministrja e Arsimit e etur për “pëlqime” në rrjetet sociale si pjesë e programit qeveritar për propagandë, promovoi dje të punësuarit në ministri që sipas ministres janë arsimuar jashtë vendit dhe jane pjesë e programit “braingain” (“thithja e trurit”).

Sipas Mukës, këshilltarja ka përfunduar studimet doktoraturë në Universitetin e Krajovës, njësoj i renditur me Universitetin e Prishtinës.

Postimi i plotë:

Keshilltarja e Ministres se Arsimit e arsimuar ne Rumani me punim 100% kopje!

Ministrja e Arsimit e etur per “pelqime” ne rrjetet sociale si pjese e programit qeveritar per propagande, promovoi dje te punesuarit ne ministri qe sipas ministres jane arsimuar jashte vendit dhe jane pjese e programit “braingain” (“thithja e trurit”). Se pari, shumica e punonjesve te promovuar nga ministrja kane qene ne ministri prej vitesh, dhe nuk jane punesuar se fundmi ne ministri. Nder te tjera, ministrja promovoi dhe keshilltaren e re te sajen si te diplomuar ne Rumani. Ne fakt, keshilltarja ka perfunduar studimet doktorature ne Universitetin e Krajoves, njesoj i renditur me Universitetin e Prishtines. Ministrja e Arsimit ne kete rast po tregon probleme te qarta te inferioritetit duke mos promovouar universitetet shqiptare dhe duke keqperdorur nocionin „jashte shtetit“. Per me teper, nga nje skanim i shpejt i punimit shkencor te keshilltares se ministres permes se cilit keshilltarja ka mbrojtur doktoraturen ne Rumani (The mesurament of ëelfare state, Revista Universitară De Sociologie, Year IX, no. 1/2012), vihet re se artikulli eshte 100% kopje e nje punimi tjeter shkencor ( Comparative welfare state analysis and the ‘dependent variable problem’, Jochen Clasen and Nico A. Siegel, 2007).
Bashke me rastet qe denoncova dje, Ministrja tregon qarte se me taksat e shqiptareve paguan njerez me diploma fallco apo te vjedhur per te bere politikat arsimore. Ministrja e Arsimit jo vetem duhet te kerkoje ndjese publike por duhet te jape doreheqjen per shkaterrimin qe po i ben arsimit ne Shqiperi.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *