Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

FOTO/ E bujshme, ish trajneri i Lushnjës kandidat për stolin e Argjentinës: I gatshëm të marr përgjegjësitë

Tek Argjentina kanë nisur hamendësimet se kush do të jetë trajner i ekipit kombëtar pasi shkarkimi i trajnerit aktual Jorge Sampaoli pas shfaqjes katastrofike në Kupën e Botës duket çëhstje kohësh.

Mes atyre që kanë hedhur kandidaturën duke u vetëofruar është edhe ish-sulmuesi i Argjentinës Mario Alberto Kempes .

Nuk është e lehtë të drejtosh ekipin kombëtar sepse ke një vend të tërë prapa. Por unë do të isha i gatshëm të merrja përgjegjësinë për ekipin kombëtar të Argjentinës,” tha Kempes, i cili aktualisht është analist dhe komentator i futbollit në ESPN.

Megjithatë sipas mediave argjentinase gjasat që drejtimin e kombëtares ta marrë Kempes janë të vogla pasi në garë janë Marcelo Gallardo i River Plate, Diego Simeone i Atletico Madrid, Ricardo Gareca, Mauricio Pochettino i Tottenham dhe Pep Guardiola i Manchester City.

Në Shqipëri Kempes është i njohur jo vetëm si futbollisti që u shpall kampion bote në 1978 me Argjentinën por edhe si trajner i Lushnjës.

Ai kishte drejtuar ekipin e Lushnjës për një periudhë të shkurtër në 1997.

(B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.