AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Duhet të përfundonte dje, aeroportin e Kukësit e zë ndryshku, gazetari: Është pluguar gati për të mbjellë grurin

Një postim i kryeministrit Edi Rama në Facebook një vit më parë, ku premtonte se sot do të hapej aeroporti i Kukësit dhe madje do të dukej me bukur se 3D, ka kthyer vëmendjen në qytetin verior.

Madje Rama nuk nguroi që të paralajmërojë se ky nuk do të jetë thjeshtë një projekt 3D, siç ishte në video e shpërndarë nga kryeministri në Facebook, por në realitet fiks një vit më pas, do të jetë më e bukur.

“Aeroporti i ri i Kukësit dhe një paraljmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit,  në realitet do të jetë më I bukur se ky.”- shkruante Rama.

Gazetari i Fax News ka nisur disa foto nga vendi ku po ndërtohet aeroporti, ku shihen disa mjete pune që i ka zënë ndryshku.

“Airoporti i Kukësit është gati për të mbjellë grurin është pluguar”- ironizon gazetari.

(M.Q/Faweb.al)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *