Vetëm 4 ditë pasi mjetet e rënda të bashkisë dhe policia ndërhynë në fshatin Markaj të Tropojës për hapjen e një rruge, që çoi në përplasjen e familjes Hajdarmetaj me policinë, Sanije Hajdarmetaj ka treguar në ‘Fax News’ zanafillën nisjes së problemit për pronën e tyre.
Ajo tha se ky problem ka nisur që në vitin 1994 por babai i saj Isuf Hajdarmetaj ishte marrë vesh me kryetarin e atëhershëm i komunës i cili kishte dashur ta hapte me forcë.
Më pas përplasja tjetër ishte regjistruar në vitin 2013 ku sipas Sanijes ata ishin dhunuar nga policia. E gjitha kjo sipas saj ka prapavijë politike.
“Kjo ka ndodhë në vitin 94’ kur kryetari ikomunës Ahmet Mala, deshi ta hapë me forcë, baba u mori vesh me të. Në vitin 2013 ka patur prap përplasje, atëherë na ka dhunuar policia. Por ne më pas fituam gjyqin, dosjen aty e kemi. Ka 5 vite, e kemi dosjen. Kjo pronë prej 300 metra katrorë është e jona. Por Bashkia thotë se është publike. Prona është e trashëguarm nga gjyshërit, nuk është e ndarë nga shteti tek 7051”, tha Sanije Hajdarmetaj.
“Këto probleme janë për bindjet partiake në kuptimin që unë jam demokrat, ti socialist, i bëj thirrje bashkisë të ndalojë se ajo pronë është e jona, mos të na hapë më shumë probleme.
Bashkia nuk e njeh se nuk do ta njohë, ia kemi çuar dokumentat para. Nuk di të lexojë. Ajo sipërfaqe do hapet për një rrugë për 4 familje. Bashkia i ka fut këto familje, jo se e kanë lyp ata”, tha ajo.
Hajdarmetak tha se ato familje kishin një rrugë dytësore për të shkaur në shtëpitë e tyre dhe prishja e pronës së tyre nuk ishte e domosdoshme.
E pyetur nëse do të pranonin që shteti të ndërtonte rrugën dhe pronën t’ua kompensonte, ajo tha se diçka e tillë është e papranueshme pasi nëse aty ndërtohet rrugë, shtëpia e tyre rrezikohet nga shembja për shkak të erozionit.
“Ka një rruge tjetër për banorët e fshatit nuk është domosdoshmëri. Kryetari i Bashkisë nuk na ka takuar, nuk na dëgjon.
Nuk e kanë dhënë kompensimin, por as nuk e pranojmë se aty nga erozioni pasi të ndërtohet rruga rrezikohet edhe shtëpia. Është e rrezikshme se ka erozion”, tha Sanija.
E pyetur për ditën e ngjarjes ku pati dhe dhunë, ajo u shpreh se policia shoqëroi në komisariat familjarët e saj dhe përdori dhunë. Shefi i komisariatit sipas saj pas denoncimit të tyre në ‘Fax News’ u kishte thënë që rruga do të ndërtohet në ditët në vijom edhe pse ata do flisnin keq për policinë.
“Prej atë ditë ka dalë kryetari i komisariatit i ka thënë ikni folni keq sa të doni për policinë se kjo rrugë do qitet në ditët në vijim”.
Hajdarmetaj thotë se pavarësisht se kush është shefi i komisariatit apo kryetari i bashkisë ata do ta mbrojnë tokën e tyre. Sipas saj ata i kishin treguar dhe dokumentat e gjykatës prefektit dhe ai kishte thënë që “nuk e kemi ditur që e keni fituar”.
Pamjet nga ndërhyrja e policisë ditë e premte:
Intervista e plotë:
(B.H/FAXWEB)