Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashJetë dhe stilKosovaShowBizTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Deputetja Adriana Matoshi nuk i ndal fotot provokuese, mbi tavolinë…

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi po vazhdon të pozojë si aktore në faqen e saj të Instagramit, raportojnë mediat kosovare.

Në fotot më të fundit, deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi është mbi një tavolinë derisa ka hapur këmbët. E këtyre fotove ajo ia ka shtuar një thënie të lashtë të shqiptarëve.

“Hyp se t’vrava,zbrit se t’vrava! Kjo thënie e lashtë popullore”, ka shkruar Adriana.

Ndërkohë, aktorja dhe deputetja vazhdimisht përflitet nëpër media, sidomos pas lidhjes së saj me futbollistin nga Afrika, Keith Groeneveld.

Deputetja e ka zbuluar lidhjen me 21-vjeçarin para disa muajsh, mirëpo publiku nuk kurseu edhe kritikat kundrejt aktores për zgjedhjen e saj. Groeneveld është 19 vjet më i ri dhe i përket një tjetër etniciteti.

Megjithatë, Matoshi që në atë kohë nuk ishte deputete ka rrëfyer detaje tejet interesante për jetën e saj, karrierën e sigurisht edhe për të dashurin. Ajo thotë se është shumë e lumtur tani dhe nuk po e mendon shumë të ardhmen.

“Unë jam shumë e lumtur dhe për sa kohë do vazhdojë të ketë dashuri, kjo lidhje do të zgjasë. Por nuk shkoj larg me mendimet për të ardhmen pasi po shijoj momentin”.

Po ashtu, edhe ish-bashkëshorti e ka mbështetur lidhjen e saj dhe aktorja ka treguar se ai i ka thënë: “Ti gjithmonë ke ditur të zgjedhësh njerëz të bukur!”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.