AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Deputeti i PS-së shkel ligjin, filmohet duke pirë cigare brenda ambienteve të Kuvendit

Deputeti i PS-se, Bashkim Fino kapet duke pire cigare ne ambientet e Kryesise se Kuvendit, duke shkelur keshtu ligjin, pikerisht ne institucionin ku eshte miratuar.

Edhe pse ligji i duhanit e ndalon pirjen e duhanit ne ambiente te mbyllura, Fino eshte fotografuar duke tymosur puro ne korridoret e Kryesise.

Ligji i duhanit legjitimisht njohur si Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhani është një ligj që synon të ashpërsojë luftën ndaj pirjes së duhanit dhe ka hyrë në fuqi më 26 maj të vitit 2007.

Nenet kryesore të këtij ligji kanë të bëjnë me ndalimin e pirjes së duhanit në të gjitha mjediset publike te mbyllura.Neni 15 Ndalohet pirja e duhanit në:

  1. a) mjediset e punës; b) institucionet shëndetësore, me përjashtim të institucioneve të shëndetit mendor (vetëm për pacientët); c) institucionet arsimore; ç) mjetet e transportit publik; d) mjedise tregtare, bare, restorante, diskoteka dhe klubet e natës; dh) mjedise të tjera publike.

Në mjediset/institucionet e mësipërme nxirret një rregullore e brendshme, ku theksohet ndalimi i pirjes së duhanit në këto mjedise dhe përcaktohet qartë personi, i cili do të jetë përgjegjës për rastet e shkeljes së këtij ndalimi nga çdo person.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *