Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Deklaratat e Metës, vjen grafika e veçantë nga Avni Delvina: Koncerti i parë zyrtar në Shqipëri

Deklaratat e forta të presidentit, Ilir Meta të bëra gjatë ditës së djeshme, veçanërisht ato drejtuar miliarderit amerikan George Soros dhe figurave të tjera ndërkombëtare kanë bërë xhiron e mediave në mbarë botën.

Madje edhe gjigandi mediatik amerikan Fox News ka  cituar fjalët e Presidentit se në Shqipëri “dështoi plani për kapjen e plotë të shtetit”, nga qarqet e majta.

Ndërkohë edhe në vendin tonë ka patur reagime të shumta lidhur me këto deklarata, pavarësisht se vetë kryeministri Rama nuk ka zgjedhur ti komentojë.

Artisti, Avni Delvina e ka portretizuar këtë deklaratë të presidentit përmes një grafike ku Meta shfaqet me harkun e Violinës në njërën dorë  të vendosur pranë qafës së miliarderit ndërkohë që me dorën tjetër vendosur tek koka e miliarderit hungarezo-amerikan, George Sorosi.

“Grafike nga cikli “Koncerti i pare zyrtar ne Shqiperi”, shkruan Delvina mbi grafikën.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *