Dy vëllezërit futbollistë, Granit dhe Taulant Xhaka kanë surprizuar babain e tyre me një makinë luksoze të modelit të fundit tip “Mercedes-Benz”.
Taulant Xhaka ndau me ndjekësit foton në Instagram ku babai i tij shihet brenda automjetit të shtrenjtë duke e testuar.
“Dhurata nga unë dhe Graniti për babain më të mirë në botë”, shkroi futbollistit.
Dy vëllezërit kanë treguar se janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe ndajnë shpeshherë foto e video teksa kalojnë kohën bashkë.
(E.H/Faxweb.al)