Ben Blushi, ish-miku i afërt i kryeministrit Edi Rama duket se së fundi ka shtuar kontaktet me përfaqësues të ish-Partisë Socialiste.
Edhe pse nën drejtimin tashmë të Top Channel, Blushi ka pasur së fundi disa takime me eksponentë të lartë në mazhorancën socialiste si Arben Ahmetaj dhe Ilir Beqaj, ndërsa takimi më i fundit, nga i cili është marrë dhe fotoja e mëposhtme është ai me drejtorin e komunikimit dhe krahun e djathtë të Edi Ramës, Endri Fuga.
Siç shihet dhe në foto Blushi dhe Fuga janë duke drekuar të pashqetësuar nga persona të tretë në një restorant në kryeqytet, ndërsa nuk dihet ende se cila ka qenë çështja që ka bërë bashkë të dy palët.
Me mbërritjen e Blushit në Top Channel u tha se tashmë do të kishte një frymë të re opozitare në këtë televizion, po duket se euforia e fillimit u fashit me kalimin e muajve dhe rezultatet nuk kanë qenë edhe aq të dukshme.
Nuk dihet ende nëse ka një plan nga ana e Blushit për t’u rikthyer në PS, parti të cilën e braktisi për të themeluar LIBRA-n.
Zhvillimet me siguri që do të shihen në ditët në vijim, sa kohë që të dy palët kanë preferuar që këtë takim, të paktën për momentit ta mbajnë larg vëmendjes së personave të tretë.
(E.K/FAXWEB.AL)