Banorët e Divjakës janë përplasur sërish me Policinë. Ata kanë thyer xhamat e kabinës së vendosur në hyrje të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta.
Policia është bërë gardh në mbrojtje të traut dhe po tenton të zmbrapsë qytetarët e Divjakët, të cilët re cilësojnë vjedhje dhe grabitje nga Ministria dhe qeveria shqiptare.
Sipas tyre, vendosja e tarifës është korruoptive dhe dëmton jo vetëm banorët, por edhe bizneset në zonë. Ata theksojnë se do protestojnë deri në arritjen e qëllimit të tyre.