Ministri i Jashtëm i Indisë, MJ Akbar, dha dorëheqje pas akuzave për ngacmime dhe sulme seksuale.
Vendimi i ministrit për të dhënë dorëheqjen nga posti i tij përballë akuzave në rritje pë ngacmime seksuale kundër tij, gjeti një miratim të gjerë në mediat sociale, me shumë gra gazetarësh, duke përfshirë Priya Ramani, që ishte e para që e akuzoi redaktorin politikan – duke deklaruar se ai i përligjë akuzat që kishin ngritur kundër tij. Megjithatë, ata këmbëngulën se lufta e tyre ishte shumë larg.
“Si femra, ne ndjehemi të justifikuar nga dorëheqja e MJ Akbar dhe mezi pret ditën kur unë marr drejtësi edhe në gjykatë”, ka shkruar në Tëitter Ramani.
Edhe kolegu i kabinetit, Ramdas Athaëale, e quajti veprimin e Akbar si të drejtë. “Opozita po i kërkonte të jepte dorëheqjen për arsye morale, dhe ai mori vendimin e duhur. Akuzat kundër tij (Akbar) duhet të hetohen siç duhet,” tha ai. Aktori i kthyer në politikë Khushbu Sundar, gazetari Saba Naqvi dhe udhëheqësi i partisë Aam Aadmi Atishi Marlena ishin midis figurave të tjera publike që përshëndetën zhvillimin si një fitore të grave mbi “grabitqarët seksualë”.
Gazetarja Priya Ramani në fillim të këtij muaji e akuzoi së pari Akbarin, dikur një figurë madhore në qarqet mediatike të Indisë, për shfrytëzimin seksual të grave nën kujdestarinë e tij. Më pas dhe disa gra të tjera artikuluan akuza të tilla. Ministri i mohoi.
Ish-redaktori i shquar i gazetave është figura e profilit më të lartë që akuzohet nga lëvizja #MeToo e Indisë. “MeToo” apo “Edhe unë” është një lëvizje ndërkombëtare kundër ngacmimeve dhe sulmeve seksuale.
Akbar tha përmes një deklarate se ka vendosur t’i sfidojë “akuzat e rreme” kundër tij, andaj “e ndjen se është e përshtatshme të largohet nga detyra”. (B.H/Faxweb)