AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Aksidenti tragjik një të vdekur dhe 3 të plagosur, dalin pamjet e rënda

Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në Selitë të Elbasanit ku si pasojë e përplasjes së dy makinave ka humbur jetën një person rreth 50-vjeç dhe janë plagosur tre të tjerë.

Mësohet se viktima ka ndërruar jetë gjatë transportimit në spital, ndërsa nuk dihet identiteti i saj, si dhe gjendja në të cilën ndodhen dy të plagosurit e tjerë.

Selita është fshati i fundit i qarkut Elbasan që e ndan atë me Kuçovën ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti të rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Pamjet e mëposhtme i përkasin vendit të ngjarjes ndërsa siç edhe shikohet përplasja duket të ketë qenë tëpë e fortë pasi edhe makinat janë shkatërruar plotësisht.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *