Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin Fier-Cakran, ku si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti ka humbur jetën një person, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga Faxnews, viktima i cili po udhëtonte nga Cakrani në drejtim të Fierit, ka dal nga rruga si pasojë e shpejtësisë në kthesë duke përfunduar në taracat me ullinj.
Zjarrëfikëset dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për nxjerrjen e trupit të viktimës nga automjeti dhe identifikimin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër që lidh Cakranin me Fierin, aks në të cilin mungojnë barrierat mbrojtëse.