Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

Forumi ekonomik në Vienë/ Hahn asnjë fjalë për Shqipërinë, flet me superlativa për Maqedoninë e Veriut

Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës – perspektiva e re për Maqedoninë e Veriut deklaroi se ashtu siç shteti maqedonas po përmbush detyrimet e veta, edhe BE duhet të përmbushë angazhimet e saj.

“Për këto arsye, ne duhet të përmbushim angazhimet tona, ashtu siç po i përmbush Maqedonia e Veriut për reformat që kemi kërkuar. Është në interesin tonë të përbashkët”,  ka deklaruar Hahn.

Duke e konsideruar marrëveshjen e Maqedonisë së Veriut me shtetin fqinj, Greqinë lidhur me ndryshimin e emrit si historike, Hahn shprehet se janë një sërë procesesh të tjera që ka ndjekur ky vend për ta merituar hapjen e negociatave.

“Qeveria ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për të përparuar në rrugën e saj euroatlantike. Greqia ishte vendi i parë që nënshkroi protokollin e pranimit në NATO, gjë që çoi në hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Prespës. Procesi i anëtarësimit në NATO është në vazhdim dhe e ankoron vendin si një partner i besueshëm në sigurimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit dhe më gjerë”.

Hahn shkon më tej kur thotë se nëse nuk arrihet të shpërblehet marrëveshja e Prespës dhe përpjekjet e mëdha të reformave në Maqedoninë e Veriut, do të dëmtohet sipas tij fuqinë e BE-së mbi Ballkanin si dhe do të jetë një goditje për dialogun Prishtinë-Beograd.

“Nëse nuk arrijmë të shpërblejmë marrëveshjen historike të Prespës dhe përpjekjet e mëdha të reformave në Maqedoninë e Veriut do të dëmtojmë fuqinë e tërheqjes që BE ka mbi fqinjët e saj dhe Ballkanin Perëndimor në veçanti. Nxitja e anëtarësimit në BE do të humbasë levën e saj dhe kjo do të jetë një goditje e madhe për dialogun Beograd – Prishtinë dhe në përpjekjet e BE për të eksportuar stabilitetin në rajon. Në vend të kësaj, ne do të krijojmë një vakum të madh që lojtarët e tjerë janë shumë të prirur për të eksploruar”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *