Turma e grumbulluar para Ministrisë së Brendshme vazhdon të përplaset me kordonin e policisë dhe me Forcat Speciale.
Protestuesit kanë qëlluar me gurë, bojë dhe shishe uji drejt Policisë. Protestuesit kërkojnë largimin e ministrit Xhafaj.
Njëri nga protestuesit ka thënë: Bëri ligjin Anti-Mafia, shpëtoi vëllain e tij, baronin e drogës.
Duhet përmendur se kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk është parë t’i bashkohet grupit të protestuesve.
As kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ndodhet para ministrisë së Brendshme.
(F.G/Faxweb.al)