Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Forca të shumta policie rrethojnë nesër Teatrin Kombëtar”, thirrja e artistëve: Nuk do ta lëshojmë!

Ditën e nesërme, në sheshin mes Ministrisë së Brendshme dhe Teatrit Kombëtar, zhvillohet ceremonia e diplomit të oficerëve të rinj të Policisë, ku mes të tjerëve do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Por sipas asaj që bëjnë të ditur artistët forca të shumta policie do të rrethojnë Teatrin Kombëtar nën justifikimin e ceremonisë për të mos e lëshuar më.

“U bëjmë thirrje mbështetësve të kauzës së Teatrit të na bashkohen sot natën dhe sidomos nesër në mëngjes me praninë e tyre. Ne nuk do ta lëshojmë Teatrin”, thuhet në thirrjen e artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Reagimi i plotë:

Nesër paradite rreth orës 09.00 -10.00 Kryeministri Rama do të marrë pjesë ne ceremoninë e diplomomit të oficerëve të rinj të policisë e cila do të zhvillohet tek Ministria e Brëndshme para sheshit të Teatrit. Kjo ceremoni është zhvilluar çdo vit në ambjentet e Akademisë së Rendit. Nga informacionet që kemi do të vijnë forca të shumta policie, të cilat do të rrethojnë Teatrin Kombëtar nën justifikimin e ceremonisë për të mos e lëshuar më. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me mbështetësit e saj do të kalojnë sonte natën dhe nesër gjithë ditën brënda sallës dhe në sheshin e Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të tij.

U bëjmë thirrje mbështetësve të kauzës së Teatrit të na bashkohen sot natën dhe sidomos nesër në mëngjes me praninë e tyre.

Ne nuk do ta lëshojmë Teatrin.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *