Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

”Forca e Ligjit” në Shkodër, paralajmëron Xhafaj: Ishte vetëm një nga tre grupet kriminale që kemi identifikuar

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar për aksionin më të fundit të zhvilluar në Shkodër, në kuadër të ‘’Forca e Ligjit”.

Duke përgëzuar Policinë për punën e bërë Xhafaj thotë se ky grup ishte vetëm një nga tre grupet e identifikuara që veprojnë në qytetin verilindor.

“Tjetër ndëshkim në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”: një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun Shkodër. Përkushtim&profesionalizëm, sukses i merituar i policisë Shkodër&Forcave operacionale. Bashkëpunim efikas me prokuroren e çështjes. Përgëzime te gjithëve!FLM!”, shkruan Xhafaj.

Ç’NDODHI DJE:

Policia e Shkodrës ka arrestur 7 persona në kuadër të operacionit “Balerina” kundër trafiqeve, e konkretisht në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”.

Policia ka zbuluar se aktiviteti ushtrohej në një hotel të njohur në Shkodër. Bëhet fjalë për lokalin “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, ku realizohej veprimtaria kriminale është sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit kombëtar “Forca e ligjit” që ka të bëjë me sekuestrimin e aseteve të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Pikërisht tek ky ambient, forcat e policisë kanë mësyrë sot, duke i rrethuar Rinard Totën dhe Kastriot Musën dhe më pas arrestuar si organizatorë të prostitucionit.

Pas operacionit të Fierit ky është një tjetër operacion i policisë në kuadër të operacionit kombëtar “Forca e ligjit” që ka të bëjë me sekuestrimin e aseteve të ardhura nga aktiviteti kriminal.

(E.K/Faxweb)

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

1 thought on “”Forca e Ligjit” në Shkodër, paralajmëron Xhafaj: Ishte vetëm një nga tre grupet kriminale që kemi identifikuar”

  1. Po mire mo,pse sot e jo dje?Ky “biznes” kishte mbi dy vite qe behej sheshit e ne mes te dites,po shteti ku ishte? Kush e pengoi me pare?Mos valle Drejtuesi i Prokurorise se Shkodres ,i cili ka ca dite qe eshte transferuar? Apo mos ish Drejtori i Policise,i nderruar dhe ai? Nuk luftohet krimi,i stimuluar,nga vete ata te cilet deri dje e kane mjelur ate!Ky veprim,per mua i sforcuar i policise eshte nje show,qe ka qellim reklamimin figures se “re” Xhafa, si sfide ndaj ish Ministrit karikature Sajmir Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *