Bebe Rexha ka qenë e ftuar në “Tonight with Jimmy Fallon”, ndërkohë që gjatë emisionit ajo ka përdorur fjalën mastrubim, por kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak nënës së saj.
Pas përfundimit të emisionit këngëtarja ka shkëmbyer disa mesazhe me nënën e saj, nëse kjo e fundit e kishte ndjekur .
“Më pe, si t’u duka, sinqerisht?” I ka shkruar Bebe ndërkohë që ajo i thotë : “Mendoj se shkëlqyer, por nuk duhej të thoshe fjalën masturbim dhe më pak sharje në televizion” Bebe ka qeshur shumë ndërkohë që i ka thënë: “Më fal mami!”.