Dietologia Blerina Bombaj e ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ është shprehur se konkurrencën e pandershme e ka përjetuar shumë kur ka qenë me e re, pasi sipas saj këtë biznes po e bëjnë persona te cilët nuk janë arsimuar për këtë profesion.
Ndër të tjera Bombaj tha se konkurrenca e ka nxitur për të ecur përpara, por eksperienca që ajo ka është një aset i pazëvëndësueshëm që nuk e konkuron asnjë njeri përkundrejt shërbimit që ofron.
“Kur kam qenë më e re e kam përjetuar shumë më shumë pjesën e konkurrencës së pandershme. Thosha si ka mundësi që një njeri të marr idenë tënde dhe ta bëj pa pasur asnjë formim.
Domethënë si mundet që një person që ka punuar me mua për shembull që s’ka pasur asnjë lloj formimi në dietologji, që të nesërmën që është ndarë nga unë të thojë unë jam dietologe kur ka punuar ta zëm vetëm 3 muaj në punën time kur unë mu deshën të paktën 5 vite shkollë për të quajtur veten dietologe.
Bëj të njëjtën gjë, por të paktën shkollohu, është absolutisht e drejtë që ti e sheh të arsyeshme që mundesh ta bësh këtë gjë, të paktën bëje dhe shkollën. Kjo gjë më ka vrarë më shumë sepse këtë biznes e kanë bërë kryesisht njerëz që nuk kanë pasur dhe nuk kanë ende asnjë shkollë edhe pas gjithë këtyre viteve që ofrojnë si shërbim nuk e morën mundimin një herë që ta bëjnë atë shkollë se nuk ka asnjë gjë të keqe.
Në fund të fundit ti ofron një shërbim për të cilin edhe ti duhet të kesh investuar sepse duhet të jesh i drejtë dhe i denjë për atë personin që vjen edhe kërkon shërbimin tënd. Megjithatë tregu është i lirë, tashmë ka kaq shumë në tregun tonë që ofrojnë të njëjtin shërbim me shkollë pa shkollë, unë mund të them që vetëm më ka bërë mirë sepse absolutisht më ka nxitur që të eci edhe më përpara.
Gjithmonë konkurrenca të nxit. Në këtë treg, në këtë fushë ne kemi eksperiencë që nuk na konkuron dot njeri sepse eksperienca është e pazëvëndësueshme, pra vitet e punës që ne kemi, domethënë është fat që ne ishim të parët dhe ato vite nuk i fiton dot askush që e hap vjet, sivjet, vitin tjetër, domethënë është një aset i pazëvëndësueshëm”, u shpreh Bombaj.
(E.H/Faxweb.al)