Dietologia Blerina Bombaj e ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ ka treguar se si vendosi të kthehej nga Greqi për të ushtruar profesionin e saj në Shqipëri.
Sipas Bombajt një gjë e tillë nuk ka qenë shumë e lehtë pasi dukej si një biznes dhe profesion absurd për shqiptarët pasi ishte një shërbim i ri dhe që nuk njihej ende.
“Ka qenë një moment që kam vendosur të kthehem. Une sapo kisha mbaruar shkollën, kisha vetëm 1 vit punë në Greqi mbas Universitetit të Dietologjisë të cilin e mbarova me një pasion të jashtëzakonshëm dhe u dashurova me këtë pasion që kur studioja dhe isha një ëndërrimtare. Kisha dëshira shumë për ta zhvilluar këtë profesion.
Një vit në Athinë që mbarova shkollën punova tek një zyrë të një qendër kardiologjike, isha e kufizuar për të ngritur një biznes sepse nuk kisha anjë përkrahje, asnjë mundësi ekonomike. Unë e kam vendosur nga sot nesër që do të kthehem sepse kisha suport vëllain për të hapur një biznes të tillë të cilin në Greqi sigurisht e shikoja të pamundur.
Ndërsa këtu ishte e padëgjuar ndonjëherë. Sa herë që unë bisedoja me dikë dhe i shprehja idenë time më thoshte je në vete ku do të shkosh këtu të bësh këtë biznes, shqiptarët dolën nga uria.
Dukej si një biznes, si një profesion absurd në kontekstin e shqiptarëve të cilët nuk ishin përballur dhe aq shumë me mbipeshën, kishin shumë më pak probleme të tilla të diskutuara, ndoshta mbipesha mund të ishte e pranishme dhe kequshqyerja, por nuk ishte një pjesë në ndërgjegjjen e tyre akoma.
Vendimi ka qenë i menjëhershëm nga sot nesër unë thashë do të kthehem dhe e hapëm këtë biznes në fund të vitit 2005. U nis në një mënyrë shumë primitive, shumë modeste.
Mirëpo erdhi njëri erdhi tjetri, ra dikush në peshë, filluan njohjet me disa televizione që vinin për intervistë sepse iu duk interesant sigurisht si shërbim, një shërbim i ri që nuk ishte përfol asnjëherë”, tha dietologia Bombaj.
(E.H/Faxweb.al)