Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Elbasan, operacion i beftë dhe kontrolle të imtësishme

Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar nga ana e drejtorisë së policisë Elbasan në këto momente.

Punonjës policie të mbështetura nga disa grupe të FNSH, skuadrës Shqiponja dhe oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik janë angazhuar në këtë operacion të befasishëm.

Operacioni ka për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në qarkun e Elbasanit. Operacioni ka një shtrirje të gjerë dhe priten të ketë disa të arrestuar.

Sipas burimeve per Fax News ndaj tyre është caktuar masa e arrestin në mungesë nga Gjykata e Elbasanit.

Efektivët e rendit kanë zbarkuar në lokale të shumta, ku kanë kontrolluar imtësisht çdo skutë për të gjetur gjurmë apo sende që mund të çojnë në prangosjen e perosnave të dyshimtë.

Gjatë kontrollit mësohet se efektivët kanë kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të lokaleve të ndryshme, sidomos në ato që dyshohen se në mënyrë të fshehtë, organizojnë edhe lojëra të palejuara të fatit.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *