Një automjet në lëvizje ka shpèrthyer në Tiranë, si pasojë e vendosjes së një sasie tritòli. Siç shihet edhe nga fotoja e siguruar nga FaxWeb,makina ka qenë duke kaluar në urën e Nshirakut poshtë kryqëzimit të Vasil Shantos në momentin e shpèrthimit.
Shpèrthimi ka qenë tepër i fuqishëm dhe është dëgjuar në zona të ndryshme të kryeqytetit me një largësi të konsiderueshme nga zona ku ka ndodhur ngjarja. Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një átentat të tipit mafioz, ku një person ka mbetur i plagosur rèndè.
Burime bëjnë me dije se shënjestra ka qenë Preng Gjini, i cili është vëllai i Tonin Gjinit, i cili u vrá me breshëri pl.mbash në qendër të Rrëshenit rreth një vit më parë. Mjeti që është hedhur në erë nga një lëndë pla.sëse është ndjekur nga një tjetër makinë.