AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Fluturojnë çmimet në Tiranë! Sa i kushton një shqiptari të blejë një apartament në ish-Bllok

Nëse dëshiron të blesh sot një apartament në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ose në qendër te Sahati, do të paguash mesatarisht 1450 euro për një metër katror.

Por kur flasim për ndërtimet e reja në zonën e ish-Bllokut, çmimi i tregut mund të shkojë nga 2500 euro deri në 4000 euro për metër katror.

Çmimet janë rritur në stratosferë duke bërë që të paguhen 100-150 euro /m² më shumë për metër katror, sesa pak kohë më parë, madje në zonat e qendrës, rritja shkon deri në 300-600 /euro m² më shumë.

Sipërmarrësi Ylli Sula shprehet për “Monitor Ekonomi” se në zonën e Unazës së Vogël ka një rritje deri në 3.5% të çmimeve, më e ulëta krahasuar me zonat e tjera, ku çmimet luhaten deri 1150 euro/ m².

“Zona e Bllokut ka dyfishin e rritjes, flasim 8.8% në indeks dhe në vlera çmimet shkojnë mesatarisht deri në 1450 për metër. Ajo që ka pësuar rritjen më të ndjeshme është zona jashtë unazës, ku flasim për një kapërcim deri në 17% në harkun kohor të një viti. Nga një mesatare prej 850 euro për metër sot flasim për çmime deri në 1050 euro”, pohon ai.

Sipas “Monitor”, dy janë arsyet e kësaj tendence, së pari rritja e taksave dhe së dyti qarkullimi i parave informale dhe pastrimi i tyre përmes ndërtimit.

Pra në shumë raste blerja e apartamenteve ose ndërtimi i tyre bëhet për pastrim parash. Dhe në qoftë se ne kemi këto çmime stratosferike, do të thotë që fuqia blerëse ekziston.

“Zona e Astirit në të cilën ne kemi tentuar të mos kapërcenim 500 euro, tashmë na vjen me 670 euro për metër katror”, pohon Juliana Nela, e cila merret me transaksionet mes shitësve dhe blerësve.

Monitor

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *