Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Te FunditTe Gjitha

Fluks në Morinë, hyn në fuqi patrullimi i përbashkët i dy policive

Në pikën kufitare të Morinës dhe Rrugën e Kombit është shënuar fluksi më i lartë i kësaj vere, që në fillim të korrikut.

Sipas policisë kufitare, mbi 15 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në vendin tonë me destinacion bregdetin për të kaluar pushimet verore, në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, policia kufitare ka ngritur traun duke zbatuar procedurën e përshpejtuar me 6 sportele, për të shmangur radhët e gjata.

Duke iu referuar policisë kufitare, Ora News njofton se në fakt fluksi ka nisur që të premten në në mbrëmje ndërsa të shtunën fluksi është shtuar pas orës dy pas mesnate.

Deri më tani, Velipoja e Shëngjini janë dy destinacionet e preferuara të turistëve kosovarë. Ndëkrohë, sot ka hyrë në fuqi edhe patrullimi i përbashkët i dy policive, të Kosovës e Shqipërisë ne Rrugën e Kombit. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *