Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Fluks makinash në doganën e Morinës, kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar

Kosovarët kanë zgjedhur për të kaluar fundjavën  në Shqipëri, kjo edhe për shkak edhe të mos aplikimit të tarifës në Rrugën e Kombit.

Këtë fundjavë në doganën e Morinës pati fluks të kalimit të kosovarëve.  Sipas policisë, fluksi më i lartë i hyrjeve është gjatë orëve të para të mëngjesit, kur qindra persona me automjete te vogla dhe autobuzë kalojnë në këtë pikë kufitare për t’iu drejtuar më pas në Shqipëri.

Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit  të dieles, kaluan përmes doganës  700 automjete. Dogana e Morinit po punon me kapacitet të plotë, me 5 sportele në dispozicion të qytetarëve.

Ky fluks mjaft i lartë i hyrjeve ka shkaktuar edhe një trafik të madh të qarkullimit të automjeteve në segmentin Morin-Kukës-Tuneli i Kalimashit, ku policia rrugore po monitoron qarkullimin rrugor.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *