Kërkesa për të pasur një tampon negativ për kalimin në kufi drejt Malit të Zi ka bërë që në pikën kufitare të Muriqanit të ketë një fluks të ulët hyrjesh dhe daljesh.
Në 3 ditët e para të vitit në pikën kufitare të Muriqanit kanë dalë 520 shtetas shqiptarë dhe 1048 shtetas të huaj
Ndërsa në pikën kufitare të Kakavijës raportohet se fluksi është shumë i ulët krahasura me një vit më parë ku fluksi i emigrantëve shkaktonte radhë të gjata.
Gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë dhe dalë nga Republika e Shqipërisë 663 shtetas, nga të cilët 276 kanë hyrë, ndërsa 387 shtetas kanë dalë.
Në pikën kufitarë të Kapshticës kanë hyrë 129 shtetas dhe 38 mjete, ndërsa në Qafë-Thanë kanë hyrë 2403 shtetas dhe kanë dalë 1975 shtetas.