Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Fluks automjetesh në doganën e Morinës, 25 mijë pushues në 24 orët e fundit

Mijëra pushues  dhe qindra automjete dhe autobusë  këtë fundjavë i  janë drejtuar bregdetit të Shqipërisë, për të kaluar fundjavën dhe pushimet verore. Nga të dhënat, bëhet e ditur se numri më i lartë i shtetasve që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinit ka qenë nga Kosova, por ka pasur edhe nga Maqedonia dhe Mali i Zi.

Sipas të dhënave të policisë së Kufirit, vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 25 mijë persona.Të dhënat nga pika doganore flasin për  rreth 6 mijë automjete. Vetëm  në orët e para të ditës së dielë  në Morin, kanë  kaluar rreth 19 mijë persona .

Për të përballuar situatën dhe evituar krijimin e radhëve në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, uniformat blu të Policisë Kufitare kanë punuar me 8 sportele për të përpunuar sa më shpejt dokumentacionin e personave dhe automjeteve duke krijuar kushte optimale për kalimin e lirë dhe pa vonesa të kufirit.

Edhe pse fluksi i qytetarëve të Kosovës ka qenë shumë i lartë, shtimi i sporteleve dhe procedura e përshpejtuar që aplikohet nga Policia Kufitare kanë shmangur radhët dhe kohëzgjatjen në doganë. Fluksi i lëvizjes është ndjerë përgjatë gjithë Rrugës së Kombit, e cila nga 1 Korriku e në vijim monitorohet me patrulla të përbashkëta të policisë se dy vendeve.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *