Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ishte në kontakt me aktorin Florjan Binaj, zbulohet rasti i parë me Covid 19 në Përmet

Është regjistruar rasti i parë me Covid 19 që prej nisjes së pandemisë edhe në qytetin e Përmetit. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personi që ka rezultuar pozitiv ka pasur kontakt me aktorin e Portokallisë Florjan Binaj gjatë një vizite që ky i fundit ka pasur në fshatin Nivicë.

Pas rastit që është zbuluar pozitiv, e  gjithë familja është futur në karantinë, edhe pse pjesa tjetër e anëtarëve kanë rezultuar negativ.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se në total janë marrë 34 tampona për kontaktet e Binaj dhe vetëm një rezultoi pozitiv. Vetë aktori u konfirmua pozitiv me Covid disa ditë më parë, ndërsa në një reagim të tijin tha se nuk kishte pasur asnjë simptomë dhe se gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e mirë.

Ditët e fundit në vendin tonë ka pasur një shtim të dukshëm të rasteve me Covid 19, ndërkohë që janë rritur edhe numrat e personave që kanë humbur jetën, duke e çuar në 42.

Në shumë raste, kanë qenë pikërisht spitalet që janë kthyer në vatra të infeksionit, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët që të respektojnë masat e distancimit social dhe të jenë të kujdesshëm. (E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *