Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U kthye pak ditë më parë nga Siria, merret në pyetje nga Antitérrori Floresha Rasha

Floresha Rasha, e cila u kthye pak ditë më parë së bashku me fëmijët e saj nga Siria është marrë në pyetje nga agjéntët e Antitérrorit.

Hétuesit gjatë marrjes në pyetje e kanë pyetur gruan për emrat e personave që kanë ndihmuar për të kaluar drejt Sirisë.

Rasha ndodhej në Siri që prej vitit 2014, kur iku bashkë me bashkëshortin e saj i cili mbeti i vrárë atje, dhe më pas u martua sërish, duke iu përgjigjur ligjeve të shtetit të Kalifatit.

Rasha është marrë në pyetje në prani të psikologut, ndërkohë që vetë ajo ka marrë plágë të rénda, për shkak se ka mbetur e plágosur në Siri, dhe tashmë lëviz me karrocë me rrota, dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale në vendin tonë.

Ajo është e véja e Diamant Rashës nga fshati Sllovë i Dibrës , i cili në Shqipëri punonte si shpërndarës picash, por kur shkoi në Siri, u njoh me emrin “Ebu Amar”.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *