AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Flirtojnë ende me Metën”, Andi Përmeti shpjegon votën e tij për heqjen e kompetencave të Presidentit: Turp i botës, dy zonja zihen për një karrige!

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti në një intervistë për Fax News, ka treguar qendrimin që ai ka mbajtur në Kuvend, sa i takon heqjes së kompetencave të presidentit, në betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Përmeti tha se mazhoranca nuk është serioze, në momentin kur thotë se Meta ka shkelur Kushtetutës, pasi në rast se do të ishte kështu, ajo do të votonte për shkarkimin e tij.

Deputeti u shpreh më tej se ajo që po ndodh në Gjykatën Kushtetuese është një turp i vërtetë ku dy anëtare të saj, që supozohet të japin vendime të rëndësishme, janë duke u zënë për një karrige.

“Unë kam abstenuar për këtë ligj, nuk është tërësisht e vërtetë, pasi mazhoranca i ka 78 vota në Kuvend, ndërsa ky ligj kërkonte 84 vota, që tregon se ka dhe një  mbështetje nga ana e deputetëve të opozitës.

Ky është një diskutim thellësisht ligjor, e kam shprehur dhe në Kuvend, se ligji nuk bëhet për një person sot apo nesër, bëhet për ti hequr një personi, kushdoqoftë në rolin e presidentit, që të bllokojë procesin e betimit të gjyqtarëve.

Kjo që ka ndodhur së fundi është një turp, pasi dy zonja po zihen për të njëjtën karrige. Mazhoranca duhet tiu tregojë shqiptarëve nëse Ilir Meta e ka shkelur ligjin, nëse kjo ka ndodhur ajo duhet të vendosë për shkarkimin e tij.

Në momentin që e sjell këtë ligj në Kuvend, dhe ende flirton me njëri  tjetrin, atëherë kjo është një luftë për pushtet, të cilën unë nuk dua ta mbështes dhe të bëhem palë.

Nëse mazhoranca do ta kishte shkarkuar Metën, atëherë ligji do të ishte i përshtatshëm për ta sjellë në Kuvend”, u shpreh Përmeti.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *