Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Flirt i Edi Ramës me LSI-në?”, Braimllari: Politikë e vjetër, kur është në hall vjen ulet dhe qan

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ishte i ftuar në Fax News për të diskutuar mbi protestën e opozitës u shpreh se ajo ishte masive.

“Ndodhi ajo që pritej, protesta ishte masive. Ka qenë një nga protestat më masive që është parë ndonjëherë. Pra e gjithë situata e krijuar legjitimonte protestën, ndaj dhe protesta ishte masive dhe qytetarët ju përgjigjën masivisht thirrjes së opozitës. Ka një frymë pozitive të një revolte kundër Edi Ramës.”

Për sa i përket dhunës ndaj gazetarit të Rlindjes Demokratike, Bledi Kasmit, Braimllari u shpreh se në gjykimin tonë gazetari u godit nga një polic, por presim ballafaqimin e provave për të dalë në një qëndrim.

Ndërkohë që për sa i përket një ‘flirti’ të mundshëm të Edi Ramës me LSI-në, Braimllari u shpreh se kjo është një politikë e vjetër e Edi Ramës, që kur është në hall vjen ulet dhe qan.

Bledian Koka: Edi Rama nuk po e përfshin LSI-në në dikursin e vet të akuzave që adreson ndaj opozitës, duket sikur kritikën e ka vetëm me PD-në dhe ka përjashtuar akuzat e drejtpërdrejta ndaj LSI-së. E keni vënë re këtë ‘flirt’ të Edi Ramës me LSI-në?

“Po e kemi vënë re. Për fatin tonë të mirë Edi Rama është shumë i qartë në politikën e tij. Kur ka hall vjen ulet dhe qan, kur ka nevojë i përdor bashkpuntorët dhe pastaj i hedh në rrugë, Edi Rama është i vetëm, është në hall të madh dhe kërkon që të veçojë LSI-në nga fronti opozitar. LSI nuk flen në opozitë. Është një forcë politike që lufton për të mbrojtur interesat politike të shqiptarëve, Edi Rama e përdor këtë gjë për diversion politik. Ai kur bënë këtë lëvizje është në hall të madh. Ai mendon se duke krijuar diversion në frontin e bashkuar opozitar do të përçajë opozitën, sepse ai ka frikë nga një opozitë e bashkuar.” u shpreh Braimllari.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *