Ndërsa përfaqësuesit e partive janë mbledhur në Komisionin Zgjedhor të Zgjedheve për të vendosur mbi fletën e votimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, ‘Faxweb’ zbulon variantin të cilin kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi kërkon.
Diskutime të forta ka shkaktuar fleta e votimit të zgjedhjeve të 25 Prillit nëse do të shënohej emri në fletën e votimit apo vetëm numri. Siç shihet nga modeli që ‘Faxweb’ ka siguruar në fletën e votimit të kërkuar nga Celibashi për zgjedhjet e 25 Prillit do të shënohet dhe emri i kandidatit për deputet.
Ndërkohë vendimi zyrtar i kryetarit Celibashi pritet të bëhet publik në orën 14:00.
(R.G/Faxweb.al)