Pas fikjes dhe rindezjes së sinjalit analog, katër anëtarë të AMA-s kanë kërkuar largimin nga detyra të kryetarit Gentian Sala. Fikja e sinjalit analog sipas tyre u quajt veprim antikushtetues.
Propozimi erdhi nga anëtari i AMA-s, Sami Neza dhe u firmos dhe nga tre anëtarë të tjerë: Suela Musta, Zylyftar Bregu dhe Agron Gjekmarkaj.
Pikërisht për të folur për këtë çështje, i ftuar në ‘Fax News’, njëri nga anëtarët që firmosi për shkarkimin e Salës, Zylyftar Bregu është shprehur se kreu i AMA-s Gentian Sala e ka marrë personalisht vendimin për fikjen e sinjalit analog, në shkelje të ligjit. Sipas tij vendimet i merr bordi dhe nuk janë vendime personale të kryetarit.
“Në fakt ka qenë një mbledhje e planifikuar dhe nuk ishte kjo në rendin e dtës por për shkak të shqetësimit dhe konfuzionit që ka mbërthuer gjithë opinionin publik, sidomos për situatën e krijuar tek qytetarët për fikjen e sistemit analog dhe ndezjen e sistemit dixhital të transmetimit, që në fillim të mbledhjes u shqyrtua kjo situatë, fillimisht ushqyrtu nga 4 anatarët që e fimosën këtë deklaratë por pati edhe rezerva edhe nga dy anëtarë të tjerë”, u shpreh Zylyftar Bregu.
Ai tha gjithashtu se gjatë mbledhjes kishte patur dhe tension.
Ka patur një lloj tensioni sepse është një çështje problematike sa i përket dy çështjeve: Së pari sa i përket raportit të kryetarit të AMA-s me anëtarët e bordit dhe çështje e dytë sa i përket vendimit që ai ka marrë, vendimit personal për të fikur sistemin analog të transmetimeve televizive.
Pra ishte interesi qytetarë dhe raporti i brendshëm brenda bordit. Të dyja këto problematika ndesheshin tek një person dhe sigurisht kishte konflikt, kishte tension, deri sa u arrit në pikën ku nënkryetari i AMA-s zoti Neza propozoi që të shkarkohet kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Është e vërtetë që ky propozim nuk është hedhur në votim sot për shkak se kjo donte një votim tjetër për ta future në rendin e ditës, duheshin dy votime, një për ta futur në rendin e ditës dhe një tjetër pastaj për të votuar propozimin dhe për këtë u la që të bëhej në një mbledhje më të afërt, por pavarësisht kësaj që nuk votuam sot ne i qëndrojmë këtij propozimi që u tha në mbledhje dhe që 4 anëtarët e firmosën”, u shpreh anëtari i AMA-s.
Por kryetari i AMA-s shkrkohet nga Kuvendi i Shqipërisë pasi ky është institucioni që e ka emëruar. Megjithatë sipas Zylyftar Bregut me këtë qëndrim, 4 anëtarët janë bërë iniciator për shkarkimin e Salës.
“Me qëndrimin tonë u bëmë iniciator për shkarkimin e tij dhe që do t’ja çojmë propozimin tonë Komisionit të Medias që do të vihet në lëvizje dhe së dyti shprehëm, treguam faktin se kryetari ka folur në emër të AMA-s pa u konsultuar me anëtarët e bordit. Kjo gjë është e sanksionuar në ligj, kryetari nuk ka asnjë tagër për të marrë një vendim personal, kryetari thjeshtë cakton rendin e ditës të mbledhjeve është pesoni që përfaqson aman me të tretëm çon raportin në Kuvend e tjera. Vendimet i merr bordi, sipas ligjit pasi ka vendime që merren me shumicë të thjeshtë, ka dhe vendime që merren me shumicë të cilësuar”, theksoi Bregu.
Duke iu referuar kalimit të transmetimeve nga sistemi analog në dixhital, ai u shpreh se nuk është një proces i thjeshtë administrativë, pasi ndërthuren shumë elementë .
“Nuk ështyë një proces thjështë administrtiv, ështe ekonomik, social, politik, administrative, pra nuk është një proces thjeshtë administrative siç do ta paraqesë kryetari i AMA-s por edhe sikur të jetë administriv, para sipas ligjit drejtuesi i administratës është Sekretari i Përgjithshëm dhe jo kryetari i AMA-s”, u shpreh ai.
Por si duhej bërë ky proces sipas tij?
Sipas anëtarit të AMA-s në radhë ta parë do duhej një informim më i mirë i qytyetarëve pasi edhe pse janë harxhuar qindra milionë lekë, kjo nuk ka ndodhur.
Gjithashtu procesi do duhej të ishte ndryshe, pasi duhet të ksihte të dhënë të sakta nga MA për ta kontrolluar këtë proces për të shmangur dhe abuzimet.
“Procesi i dixhitalizimit ka nisur herët dhe ne jemi të fundit në Europë që po e bëjmë, sigurisht sot në mbledhje secili prej anëtarëve kishte rekomandimet e veta. Unë mendopj që procesi ka qenë i dështuar që në fillim që nga fakti i reklamës, qinda milionë lekë janë harxhuar për të informuar qytetarët porn ë pikëpamjen time ka qenë mediokre. Mund të ishin gjendur forma të tjera komunikimi të tjera për qytetarët për ta pranuar këtë proces.
Procesi i informimit duhet të ishte më i ndryshëm sa u bë, janë harxhuar qindra milionë lek. Nga ana tjetër duhet të kishte një informacion të saktë se sa dekodera kanë hyrë në Shqiopëri, dhe këto mund t’i marrësh nga kompanitë ose nga doganat, sa dekodera janë shpërdarë, sa janë stok, sa familje e përballojnë koston dhë në bazë të këtyre të dhënave bordi do të vendoste nëse do ta fikte sinjalin apo do ta shtynte, ashtu siç u shty nga presioni qytetar. Kjo lloj evidence nuk është bërë. Unë sot i kërkova kryetarit të AMA-s që të kemi informacion të saktë, nuk e kishte, më tha që do t’i kemi në vijim, se sa dekodera kanë hyrë dhe sa dekodera janë shitur dhe sa janë shpërndarë falas, sa janë kërkesat e qytetarëve shqiptar, e tjerë”, deklaroi ai.
Zylyftar Bregu është pesimist edhe për janarin ku pritet që të ndërpritet siastemi analog pasi u shty 4 muaj pasi edhe ky vendim është arbitrar dhe nuk e di se mbi ç’bazë e ka marrë këtë vendim kryetari. Madje nuk e di se çdo bëhet me fushatën për informimin e qytetarëvë pasi nuk ka para për ta bërë këtë.
I pyetur nëse do të kërkohet ndjekje penale për kryetarin e AMA-s Gentian Sala, ai deklaroi se kalimin e çështjes në prokurori nuk është diskutuar por nuk e përjashtoi si mundësi.
“Nuk e kemi diskutuar, ne do të ndjekim rrugën ligjore për ta çuar në Kuvend shkarkimin e tij, këtë mund ta bëjnë eshe shoqatat e konsumatorëve por edhe ne nuk e përjashtojmë si mundësi”.
Interviste plotë:
(B.H/FAXWEB)