Ende nuk është gjetur trupi i 32-vjeçarit Silvi Prifti, i cili u zhduk një ditë më parë, teksa kishte dalë për peshkim në Durrës, në zonën e Currilave bashkë me disa shokë.
Xhaxhai i të riut në një prononcim për mediat ka bërë thirrje që të nisin kërkimet për trupin e nipit të tij, pasi sipas tij nuk është bërë ende asgjë.
“Po afrohen 40 orë nga zhdukja e nipit tim. Ngelet për të dëshiruar puna e kërkimi dhe nuk e dimë pse akoma nuk është kontrolluar vend ii ngjarjes deri sa nuk është zhytur një specialist i mirëfilltë këtu për fatin e mirë ekzistojnë. Në nuk e di sa mund të na mbajë zoti dhe nuk vdesim ndonjë tjetër. Konkretisht me një telefonatë që mund të quaj zyrtare se ne e ndjekim edhe zyrtare na kanë thënë që do vijnë se di kur nuk e di.
Dje nuk u bë kontroll se ishte e pamundur për tu kontrolluar. Sot ndoshta nuk është 100% pamja e duhur por mjetet bëjnë që të kontrollosh. Ne kërkojmë që ta gjejnë sepse të gjitha ato pamundësitë tona shpresat tona është se ai është aty brenda. Ka kundra peshë, mendohet se është brenda në det dhe akoma nuk e ka nxjerr deti jashtë. Me falni se nuk mundem më!”– tha xhaxhai i tij.