Fax News ka siguruar dëshminë e pronarit të lokalit në zonën e Bradasheshit në Elbasan, ku u vrá me ármë zjárri mëngjesin e sotëm 50-vjeçari Bujar Çela. Pronari i lokalit shprehet se në momentet kur ka ndodhur vrásja ka qenë pranë banakut dhe e ka pasur të vèshtirë për të identifikuar autorët.
Sipas tij në momentin e vrásjes është dëgjuar një zhurmë e madhe, ndërsa shton se Çela ishte një person i rregullt dhe pa pròbleme.
“Pinte zakonisht kafe në mëngjes, ky jo nuk ka pasur pròbleme fare, ka qenë shumë shumë i mirë. Isha brenda në banak në momentin kur ndodhi vrásja, ndjeva zhurmën”, shprehet pronari i lokalit, ndërsa shihet duke larë vendin me ujë, pas largimit të trupit të 50 vjeçarit nga ambientet e jashtme të biznesit të tij modest.
Bujar Çela është viktima e atentatit të radhës në Elbasan, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në zonën e Bradasheshit, teksa kishte zbritur nga mjeti i tij për të pirë kafen e mëngjesit, e në pritje të pasagjerëve pasi punonte si taksist.
Çela u ekzekutua menjëherë sapo u ul në një prej lokaleve që qendrojnë të hapur gjatë gjithë kohës anës rrugës, në momentin kur tre persona të maskuar si policë kanë qëlluar pa mëshirë në drejtim të tij.
Duke u favorizuar nga fakti që zona në ato momente nuk ka pasur qarkullim të madh mjetesh dhe qytetarësh, autorët kanë pasur mundësi që të largohen të pashqetësuar nga vendi i ngjarjes dhe të djegin mjetin e tyre poshtë një ure në fshatin Murras. Mjeti i djegur është një Renault me targa AA876DC, ndërsa siç shihet dhe në videon e mëposhtme, autorët janë kujdesur që të mos mbetet më asnjë gjurmë prej tij.
Vrasja e Bujar Çelës në fakt duket të jetë një hakmarrje e mirëplanifikuar ndaj vëllait të tij, Talo Çela, i cili është një prej personave më të kërkuar nga ana e Policisë në vendin tonë, pasi është i dyshuari kryesor për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, dhe ekzekutimimn e dy vëllezërve Haxhia në qytetin e Durrësit, ngjarje kjo e ndodhur rreth një vit më parë.
Vetë Çela në një intervistë nga arratia i ka mohuar të gjitha akuzat, por duket se me deklaratat e tij nuk ka bindur askënd, aq më pak armiqtë e tij, të cilët në mënyrë gjakftohtë i goditën fatalisht të vëllanë.
Policia deklaron se ka ngritur pika kontrolli në të gjithë Elbasanin dhe po kreh zonën, por duket se zbardhja e kësaj ngjarje do të mbetet sirtareve të Policisë dhe Prokurorisë, ashtu si shumë ekzekutime të tjera që kanë ndodhur në qytetin e Elbasanit, që nuk gjen prej kohësh qetësi.
Si për ironi të fatit jo më larg se dje në Elbasan ishte dhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, i cili tha se krimi në Elbasan po merrte një goditje shembullore nga ana e Policisë, por për të kuptuar përmasat e vërteta të asaj që deklaroi titullari i ministrisë, mjafton të shohim rezultatet e atentatit të sotëm.
(E.K/Faxweb.al)