Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Flet për herë të parë Mariza Ikonomi: Ja djali për të cilin lija orën e parë të mësimit

Ajo është një nga këngëtaret më të talentuara të muzikës së lehtë shqiptare që në pjesën më të madhe të rasteve është gjendur pranë publikut nëpërmjet interpretimeve live.

Këngëtarja Mariza Ikonomi e ftuar  në ‘Top Albania Radio’ ka treguar të gjitha projektet që ka për të ardhmen, duke thënë se shumë shpejt mendon të kthehet përsëri në muzikë me një koncert recital. Mariza gjithashtu me shumë nota humori ka treguar dhe një histori të kohëve të shkuara. Kur këngëtarja studionte në ‘Liceun Artistik” ndodhte që të linte orët e para të mësimit, që të shikonte një djalë për të cilin kishte simpati. Djali studionte në një shkollë tjetër, ama dhe ai mezi priste që ta shikonte Marizën, pra ndjenja ishte reciproke midis të dyve.

“Kjo ka qenë një nga ato dashuriçkat që ti kënaqeshe vetëm me një shikim dhe kjo ka ndodhur kur të dy ishim vonë për në shkollë dhe u përplasëm pa dashje me njëri-tjetrin në rrugë,” ka treguar Mariza duke qeshur.  (M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *