AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Flet nipi i hoxhës Hysen Shehu: Xhaxhai i pafajshëm, iu kishte thënë familjarëve

Flet nipi i hoxhës Hysen Shehu i cili u arrestua për shkak se akuzohet se ka fshehur vrasjen e vjehrrës nga nusja e saj.

Ai thotë se është absurd arrestimi i xhaxhait të tij, dhe se nuk ka informacione nëse hoxha e ka pasur apo jo videon.

‘’Është absurd arrestimi i tij. Ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Është i pafajshëm. Bashkë me avokatin do kërkojmë të drejtën tonë. Nuk di nëse ka pasur ose jo video. Xhaxhai ka vënë në djeni njerëzit e familjes së saj për vrasjen që kishte bërë nusja.

Ishin ata që duhet të bënin denoncim në polici jo xhaxhai im. Me xhaxhain nuk kemi biseduar asnjëherë për këtë gjë. Dje e kemi marrë vesh të vërtetën se çfarë ka ndodhur”, është shprehur nipi i Hoxhës.

Kujtojmë se sipas një video që hoxha dispononte Marjana Cmeta pranonte se e kishte mbytur vjehrrën e saj me shall, dhe më pas me duar.

(E.K/FAXWEB)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *