Kryeministri Edi Rama prej nisjes së pandemisë së koronavirusit, u mundua në të gjitha rrugët, me telefon, me mesazh që t’iu thoshte qytetarëve që të kujdeseshin për higjenën e tyre, medemek të lanin duart, me sapun dhe ujë të nrgrohtë për më shumë prej se 20 sekondash.
Për këtë Rama postoi dhe një video ku shfaqej duke larë duart me sapun në kryeministri, dhe për ta plotësuar tablonë, apelin për higjenën e bën çdo ditë në rrjetet sociale.
Mirëpo vetë Rama, i njëjti me atë që apelon për larjen e duarve, është shfaqur sot në ekran me thonjtë e paprerë, që dihej po ashtu se janë një burim mikrobesh.
Teksa foli për rreth një orë në emisionin Open, kreu i qeverisë nuk diti të bënte publik një skenar, sesa pacientë mund të përballojë sistemi shëndetësor shqiptar, edhe padyshim edhe sot nuk diti që të jepte shifra për përballimin e pasojave ekonomike.
Për më shumë shihni fotot e mëposhtme të Ramës, ku shfaqet me thonjë të paprerë, edhe pse kjo nuk është hera e parë e tij në këtë gjendje:
(E.K/Faxweb.al)