Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Flet meteorologia për ciklonin në Greqi, ja ndikimi i tij gjatë natës së sotme dhe në vazhdim në Shqipëri

Meteorologia Adiola Bani, në një lidhje të drejtpërdrejt me emisionin ‘Pasdite me Xhaxhiun’ në televizionin FaxNews, ka folur rreth ciklonit që pritet të kap brigjet e Italisë dhe Greqisë në orët në vijim. Bani theksoi se Shqipëria qëndron në periferi të ciklonit, dhe preket fare pak prej tij, ku gjatë natës së sotme do të kemi një fórcim të parametrave të erës duke arritur deri në 50km/h.

Gjithashtu meteorologia u shpreh se do të ketë rrebeshe të shkurtër shiu në zonat bregdetare. Gjatë fundjavës moti i mirë do të rikthehet duke qenë i kthjellët dhe me temperatura të larta deri në 33-34 gradë celcius, në gjithë territorin e vendit.

“Është një ciklon në pellgun e Mesdheut që ka prekur fillimisht brigjet e Italisë Jugore dhe më pas është zhvendosur drejt Greqisë, ku vendi ynë qëndron në periferi të këtij cikloni. Prekemi fare pak duke sjellë rrebeshe shiu në zonat jugore  dhe reshje të pakta në zonat qëndrore dhe ato veriore. Kemi fórcim të parametrave të erës duke arritur deri në 50 km/h gjatë natës së sotme duke vazhduar deri në ditën e shtunë.

Për fat të mirë situata përmirësohet ndjeshëm të premten pasdite, kur cikloni dobësohet dhe në Greqi. Situata në fundjavë do të jetë me vranësira të herëpashershme ku do të mungojnë rreshjet e shiut. Në gjithë territorin e vendit do të ketë motë të kthjellët me përjshtim të zonave malore ku do të regjistrohen rrebeshe të shkurtra shiu”.- tha Bani.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *