Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ekskluzive/ Policia iku 5 minuta para vrasjes, flet për Fax News dëshmitarja kryesore: Fillimisht e goditi në shpatull, ku ka shtet këtu

Kunata e Jetmira Hasanit ka treguar ekskluzivisht për Fax News momentin kur Agron Tanushi vrau 34-vjeçaren, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Bathores në Tiranë.

Kunata e viktimës është shprehur se gjatë ditës së djeshme ajo kishte shkuar për të ndihmuar Jetmirën për të tërhequr rrobat nga banesa, pasi ajo kërkonte që të kthehej te shtëpia e prindërve. Tanushi nga ana e tij e kishte penguar, duke i mbajtur asaj një pjesë të sendeve, ndërkohë që në banesë kishte mbërritur edhe policia.

Ajo që është skandaloze në të gjithë këtë ngjarje të rëndë është fakti që policia edhe pse kishte të bënte me një familje me konflikte të vazhdueshme, nuk kishte tentuar të bënte asnjëherë një kontroll në banesë, ku Tanushi mbante edhe armë.

Edhe dje edhe pse Tanushi dhe Hasani ishin duke u konfliktuar mes tyre, ata janë larguar prej aty, duke lejuar që ngjarja të precipitonte deri në vrasjen e 34-vjeçares.

“Ne shkuam në shtëpi, me tërheq rrobat që kishte në shtëpi, Jetmira donte që të largohej. Nuk na la Agron Tanushi që të largoheshim nga shtëpia, mori në telefon Policinë, erdhi Policia nuk na lejoi Agroni që të merrnim asgjë nga shtëpia.

Nuk më lejonin mua që të hyja në shtëpi, Agroni nuk pranoi që të shkonte me Policinë në komisariat. Pas 5 minutash që ka ikur Policia ka ndodhur vrasja, si mos të bëjë një kontroll Policia me gjithë atë sherr që ka ndodhur aty. Këtu nuk ka shtet. Në momentin që ka ikur djali im ai ka nxjerrë automatikun dhe ka vrarë kunatën, na e ka drejtuar armën dhe mua dhe djalit të Jetmirës. Si mund të ikë Policia kur dy persona janë në debat e sipër?

Plumbi i parë e kapi Jetmirën në shpatull, vajza e ka parë të gjithë ngjarjen, kjo është trauma më e madhe në jetën e saj. Jetmira kishte 5 vite që ishte e divorcuar, rrinte në shtëpi pasi vajza kishte pjesën e saj në shtëpi, ia kishte dhënë gjykata”, është shprehur kunata.

Kunata sqaron se Jetmira nuk kishte më asnjë kontakt me ish-bashkëshortin e saj, i cili ndodhet në emigracion, ndërkohë që vajza e viktimës ka parë të gjithë skenën, dhe gjendja e saj psikologjike është majft e rënduar.

Tashmë ajo po qendron me dajet e saj, ndërkohë që pritet të mbahet nën trajtim psikologjik.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *